Pse ‘dridhemi’ kur fillon të na zërë gjumi - Gazeta Express
string(40) "pse-dridhemi-kur-fillon-te-na-zere-gjumi"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/06/2024 20:56

Pse ‘dridhemi’ kur fillon të na zërë gjumi

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

18/06/2024 20:56

Ndërkohë që jemi duke na zënë gjumi, ndodh që një dridhje e të gjithë trupit të na shkundë dhe të na bëjë sërish të ndërgjegjshëm për pak sekonda. Sado e çuditshme të duket, ka një shpjegim

Kjo është një spazmë e pavullnetshme muskujsh që ndodh kur një person është duke e zënë gjumi dhe quhet dridhje hipnagogjike.

Lexo Edhe:

Kjo dukuri ka marrë këtë emërtim duke iu referuar gjendjes hipnogogjige, periudha kalimtare midis gjendjes së zgjuar dhe gjumit. Dridhjet hipnagogjike njihen gjithashtu gjerësisht si dridhje hipnike ose fillimet e gjumit.

Spazmat e muskujve mund të ndodhin spontanisht ose mund të nxiten nga tinguj, drita ose stimuj të tjerë të jashtëm. Disa njerëz kanë dridhje hipnagogjike të shoqëruara me halucinacione, ëndrra, ndjesinë e rrëzimit ose drita të forta apo zhurma të larta që iu vijnë nga brenda kokës.

Fillimet e gjumit janë të zakonshme, sipas disa studimeve 60 deri në 70 për qind e njerëzve mund t’i përjetojnë.

Shumë njerëz mund të kenë dridhje hipnike natën pa e kuptuar, duke qenë që këto dridhje shpesh nuk mbahen mend, sidomos nëse nuk shkaktojnë zgjimin e njeriut.

Disa shkencëtarë besojnë që disa faktorë si stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe mungesa e gjumit, mund të rrisin shpeshtinë apo forcën e dridhjeve, por një studim që përfundimtar mungon, për këtë çështje.