Pse disa lloje të peshkut po konsiderohen si ushqime helmuese?


Gazeta Express
9 Gusht 2019 14:58

Shumë lloje të peshkut, të cilat ne i konsumojmë përmbajnë një sasi të lartë të një substance toksike të quajtur metili i merkurit. Mirëpo, pse është rritur niveli i kësaj substance kohëve të fundit? Një grup nga universiteti i Harvardit besojnë se e kanë përgjigjen.

Substanca metilike është një formë e merkurit shumë helmuese dhe krijohet zakonisht kur merkuri bie në kontakt me baktere. Shumica e llojeve të peshqve përmbajnë këtë substancë dhe njerëzit janë duke u helmuar me to.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit kjo ndodh për shkak të ndryshimeve të ngrohjes globale. Lidhshmërinë e ndryshimeve të ngrohjes globale dhe rritjes së kësaj substance helmuese në shumë produkte të detit, shkencëtarët e kanë prezantuar në revistën “Nature”.

Aty ata shpjegojnë se kjo ka të bëjë me rritjen e temperaturës së deteve dhe oqeaneve për shkak të ngrohjes globale, me ç’rast peshqit harxhojnë më shumë energji dhe detyrohen ta marrin këtë energji të humbur duke u ushqyer me organizma të tjerë, që përmbajnë substance metilike.

Njerëzit duhet të vetëdijesohen për këtë fenomen dhe të punojmë të gjithë në zgjidhjen e këtij problemi. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart