Pse dështoi mbledhja e dy qeverive? Flet kryeministri - Gazeta Express
string(52) "pse-deshtoi-mbledhja-e-dy-qeverive-flet-kryeministri"

Pse dështoi mbledhja e dy qeverive? Flet kryeministri

Gazeta Express

24/09/2020 11:28

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka treguar para mediave pse është shtyrë takimi i përbashkët Kosovë – Shqipëri, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, janë dakorduar që kjo mbledhje të shtyhet.

Lexo Edhe:

“Arsyetimin pse e kemi shtyrë mbledhjen e kam bërë dje, këtë e kemi bërë me kryeministrin Rama, agjendën e qeverisë e bëj vetëm unë. Nesër është një mbledhje shumë e rëndësishme, është ndër ligjet më të rëndësishme në kuadër të pakos ekonomike nesër, duhet të jemi aty. Mbledhja është shtyrë vetëm për një javë, nuk ka asnjë çështje aq urgjente që nuk mund të spostohet”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka folur edhe për marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.

“Linja hekurudhore që e lidh Prishtinën me portin Adriatik, pastaj me Selanikun, Stambollin, Evropën Qendrore, kështu duhet të shihet kjo, një marrëveshje e veçantë është për linjën hekurudhore”, ka thënë kryeministri. /GazetaExpress/