Pse aeroplanët zakonisht janë të bardhë? - Gazeta Express
string(39) "pse-aeroplanet-zakonisht-jane-te-bardhe"

Pse aeroplanët zakonisht janë të bardhë?

Gazeta Express

17/01/2020 10:56

Gjithçka ka ndonjë arsye të veçantë.

Nuk jemi mësuar të shohim aeroplanë me ngjyra të ndryshme, përveç të bardhë.

Lexo Edhe:

E pse aeroplanët janë pothuajse gjithmonë të bardhë, ka disa arsye, transmeton rtv21.tv.

Disa fakte që ndoshta nuk i keni ditur: Reflektimi i nxehtësisë- nëse një aeroplan është me ngjyrë të bardhë, ai absorbon më pak nxehtësi. Kjo është më e mirë për pasagjerët dhe ekonomikisht e dobishme për linjat ajrore.

Ngjyra e bardhë është më pak e shtrenjtë.

Parandalimi i përplasjeve me zogjtë- zogjtë mund ta shohin më mirë reflektimin nga sipërfaqet e bardha dhe shpesh nuk përplasen me aeroplan për këtë arsye.

Ngjyra e bardhë ndihmon për të zbuluar çarjet madje edhe çarjet e vogla.

Në hapësirat e bardha të çarat vërehen lehtësisht në rast aksidenti dhe është më lehtë të vërehen edhe dëmtimet e tjera.