PSD: Aktgjykimi në përputhje me frymën e Kushtetutës, Gjykata kishte vendosur edhe kundër Presidentit - Gazeta Express
string(88) "psd-aktgjykimi-perputhjee-me-kushtetuten-gjykata-kishte-vendosur-edhe-kunder-presidentit"

PSD: Aktgjykimi në përputhje me frymën e Kushtetutës, Gjykata kishte vendosur edhe kundër Presidentit

Gazeta Express

29/05/2020 16:56

Partia Socialdemokrate ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatarin është në përputhje me Kushtetutën.

Partia që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka deklaruar se ky aktgjykim  është po ashtu në përputhje edhe me Aktgjykimin e vitit 2014, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Partia Socialdemokrate vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në përputhje me frymën e Kushtetutës dhe Aktgjykimin e vitit 2014. Lidhja e mandatit të Kuvendit me mandatin e Qeverisë ia humb kuptimin kontrollit kushtetues e parlamentar që Kushtetuta ia njeh Kuvendit”, ka thënë PSD’ja.

PSD tutje ka thënë se VV përmes kërkesës së tyre kanë kërkuar që vota e 2/3 të deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit të vlejë sa një dekret presidencial.

“Parashtruesit e kërkesës, madje kanë kërkuar vendosjen e një precedenti absurd dhe të rrezikshëm. Përmes kërkesës që Presidenti ta shpërndajë Kuvendin kanë kërkuar që vota e 2/3 të deputetëve që mund ta shpërndajë Kuvendin të zhvlerësohet në dekret presidencial, ose dekreti i Presidentit të vlejë sa 2/3 e deputetëve. Kjo është marrëzi. Gjykata Kushtetuese ka treguar se një përgjegjësi të tillë Presidenti nuk e ka as në sistemet presidenciale”, thuhet tutje në reagimin e PSD’së./Express/