PS5 shumëfish më i shpejtë se pararendësi, inkuadrohet funksioni 3D


Gazeta Express
21 Maj 2019 10:13

Sony ka njoftuar se gjenerata e ardhshme e konzolës PlayStation do të sjellë funksionin 3D në sistemin online të lojërave falë përmirësimeve “dramatike” në performancat e grafikës.

Gjatë një prezantimi të strategjisë së korporatës, u demonstrua edhe shpejtësia e konzolës së re krahasuar me atë të PS4, duke treguar shpejtësinë dhjetëfish më të madhe, edhe në skenat komplekse.

Sony më herët kishte njoftuar për një partneritet me Microsoftin për të përmirësuar infrastrukturën e hapësirës online të “PlayStation Now”. Javën e shkuar u njoftua se PS5 do të ketë gjeneratën e tretë të procesorit AMD Ryzen 8-core.

Kujtojmë se PS4 ishte lansuar më 2013, ndërsa gjenerata e re pritet të vijë në vitin 2020.

Te fundit


Kthehu lart