PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë, kush është ambasadori që do garojë në 14 maj - Gazeta Express
string(94) "ps-zgjedh-kandidatin-per-kryetar-bashkie-ne-vlore-kush-eshte-ambasadori-qe-do-garoje-ne-14-maj"

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 13:40

PS zgjedh kandidatin për kryetar bashkie në Vlorë, kush është ambasadori që do garojë në 14 maj

Shqiperi

Gazeta Express

25/03/2023 13:40

Asambleja e Partisë Socialiste në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj.

Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme.

Lexo Edhe:

Ermal Dredha

Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se ditën e sotme, në orën 17:00 Rama do të mbledhë kryesinë e PS për të zyrtarizuar listën e plotë me 61 kandidatë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

/Gazeta Express