PS reagon për shkrimin e “Bild”, Gjylameti: Shpifje e opozitës në mediat e huaja


Gazeta Express
15 Maj 2019 17:49

Pas shkrimit në gazetën gjermane Bild, në të cilin Shqipëria konsiderohet si në “shtet kaotik në duart e gangsterëve”, ka reagua PS, përmes Blerina Gjylametit.

Në një deklaratë për mediat, kryetarja e PS në Tiranë, Gjylameti, është shprehur se si dëshmitar për ato çfarë shkruheshin, ishin një “një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës”.Blerina-Gjylameti

“Ata qe paguajne para per te nxire imazhin e Shqiperise ne bote, per te goditur ekonomine dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenare per zullumet qe i bejne Shqiperise.

Eshte e vertete, artikuj si ai i djeshmi ne gazeten gjermane, i bejn dem imazhit te vendit jashte.

Ne Shqiperi askush nuk beson vertetesine e nje artikulli ku deshmitare jane nje ish minister i opozites dhe nje gazetar i oborrit te opozites.

Fatkeqesisht, prej parave te pista, te ardhura nga vende te huaja (dhe kjo piste eshte nen hetim serioz), perfaqesues te opozites duan thjesht dhe vetem te botojne ne media nderkombetare balten dhe shpifjen qe recitojne cdo dite ne Shqiperi.

Kjo eshte strategjia e opozites, e cila pa vizion dhe program per te ardhmen do vetem te djege e te shkrumboje te tashmen”, ka deklaruar ajo.

Te fundit


Kthehu lart