PS mbledh Asamblenë Kombëtare


Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:52

Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme prej orës 16:00 Asamblenë Kombëtare. Në fokus janë zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe ato brenda në parti që pritet që të zhvillohen.

Asambleja nis me fjalën e kryetarit të PS-së Edi Rama. Më pas do të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gjithashtu një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së. 

Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje. Kryeministri Rama pritet që të ketë edhe një mesazh për dialogun me opozitën.

Rendi i ditës
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.

Te fundit


Kthehu lart