PS kërkon shkarkimin e Arben Malajt: Qëndrimet e tij kundër qeverisë cënojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë


Gazeta Express
16 Korrik 2019 12:14

Partia Socialiste kërkon të shkarkojë nga detyra e tij në Bankën e Shqipërisë, ish- deputetin e PS Arben Malaj.

Socialistët kanë mbledhur një sërë firmash dhe kërkojnë nga kuvendi shkarkimin e Malajt pasi sipas tyre ai ka mbajtur qëndrime publike dhe politike kundër qeverisë që cënojnë interesat e BSH-së si dhe pozicionin e tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës.

“Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit të Mbiqyrjes dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura, mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë”, thuhet mes të tjerash në kërkesën dërguar kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi.

Kërkesa pritet t’i dorëzohet parlamentit i cili më pas përmes votës do të shkarkojë Malajn dhe do ta zëvensësoje me një tjetër kandidat.

Te fundit


Kthehu lart