PS dhe Lulzim Basha festojnë në të njëjtën ditë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:28

Teksa vendi është zhytur në një krizë të thellë, sot për Partinë Socialiste është një ditë e veçantë. PS mbush 28 vite nga themelimi i saj.

Por, e veçantë është kjo ditë edhe për Partinë Demokratike. Kreu i saj, Lulzim Basha feston ditëlindjen. Basha mbush sot plot 45 vjeç.

Le ta quajmë interesant detajin që PS dhe Basha festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë. Por, pavarësisht kësaj duket se festimet nuk shihen gjëkundi në kushtet e kësaj krize që ditët e fundit është thelluar edhe më shumë.

Kujtojmë se çdo vit socialistët organizojnë festime jo vetëm në Tiranë për ditëlindjen e partisë, por ende nuk kan ndonjë njoftim se çfarë do të bëhet sot.

Pak minuta më parë ishte kreu i grupit, Taulant Balla që uroi ditëlindjen e partisë, por nuk dha më shumë detaje për ndonjë organizim të mundshëm.

Sakaq, nga ana tjetër ditëlindja e Bashës nuk dihet se si do të festohet. Sa i përket kësaj pjese Basha gjithnjë mundohet t’i mbajë larg vëmendjes mediatike momentet private.

Te fundit


Kthehu lart