Provokim para 11 korrikut – Një rrugë dhe një shesh në Srebrenicë, emërohen me "Republike Srpska" - Gazeta Express
string(98) "provokim-para-11-korrikut-nje-rruge-dhe-nje-shesh-ne-srebrenice-emerohen-me-rruga-republike-srpska"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:35

Provokim para 11 korrikut – Një rrugë dhe një shesh në Srebrenicë, emërohen me “Republike Srpska”

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:35

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të miratojë një rezolutë me të cilën 11 korriku do të shpallet Ditë e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

E pak ditë para kësaj ngjarje, në qytetin e Srebrenicës, vendit ku u krye gjenocid nga Serbia, janë ndërmarrë disa veprime provokuese.

Lexo Edhe:

Një rruge dhe një sheshi në këtë qyteti u propozua që t’i ndërrohen emrat. Në vend të atyre emrave të vjetër, propozimi erdhi qae të emërolhen me Republika Serbe.

Kuvendi i Srebrenicës sot ka miratuar propozimet e diskutueshme për ndryshimin e emrave të rrugëve në këtë qytet, kjo pikë e rendit të ditës është miratuar me 14 vota “pro”. Klubi boshnjak e la seancën më herët.

Në vend të “Milivoja Mishica” u propozua rruga “Gorana Zekica”, në vend të rrugës “Vasa Jovanovica” u propozua rruga “Gorana Zekica”, në vend të rrugës “Marshala Tita” u propozua rruga “Meshe Selimovica”, në vend të rrugës “Marshala Tita” u propozua rruga “Republika Srpska”.

Është propozuar edhe ndryshimi i emrave të dy shesheve dhe një parku dhe në vend të sheshit “Mihajlo Bjelakoviqa” mund të jetë “Trg Republika Srpska”.

Në vend të “Sheshit Vëllazërim dhe Unitet” u propozua emri “Sheshi Rinisë”. Në vend të emrit “Parku i qytetit të Srebrenicës”, u propozua që tani të quhet “Parku i madh Kosta Todoroviq”.

Kujtojmë se më herët pika për ndryshimin e emrit të rrugëve ishte hequr nga rendi i ditës së seancës së Kuvendit të Komunës së Srebrenicës, e cila ishte caktuar për më 29 shkurt.

Në Srebrenicë ka rreth njëzet rrugë. Shumica prej tyre i kanë marrë emrat e tyre në mesin e shekullit të 20-të dhe kanë mbetur në fuqi deri në vitin 1996, kur është marrë vendimi i Kuvendit Komunal të përbërë nga këshilltarë të kombësisë serbe për ndryshimin e të gjitha emrave të rrugëve. Me vendim të shumicës së re parlamentare, ku përfshiheshin edhe boshnjakët, në vitin 2002, u kthyen emrat e vjetër të rrugëve.