Protestuesit hedhin sërish bomba tymuese, fishekzjarrë dhe shishe ndaj policisë para Kuvendit - Gazeta Express
string(90) "protestuesit-hedhin-serish-bomba-tymuese-fishekzjarre-dhe-shishe-ndaj-policise-para-kuvend"

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 22:24

Protestuesit hedhin sërish bomba tymuese, fishekzjarrë dhe shishe ndaj policisë para Kuvendit

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 22:24

Situata gjatë protestës së mbajtur nën moton “Ultimatum – Jo faleminderit” është përshkallëzuar sërish mbrëmjen e sotme para Kuvendit.

Siç raportojnë gazetarët nga terreni, në kordonin policor që siguronte ndërtesën e Kuvendit janë hedhur tymi, fishekzjarre dhe shishe. MPB-ja konfirmon se dy policë janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Lexo Edhe:

Sipas policisë janë ndaluar disa persona që mbanin me vete mjete të forta dhe përbënin rrezik për eskalimin e protestës.

Marshimi protestues nisi para Qeverisë, nga ku protestuesit u drejtuan drejt Ministrisë së Jashtme, ku protestuesit lanë trëndafila para policisë dhe më pas vazhduan frejt Kuvendit.
Në udhëkryqin përballë sheshit Skënderbeu në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit ka pasur një përplasje mes protestuesve dhe një grupi njerëzish të tjerë ku dëshmitarët okularë pohojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.