Protestohet ndaj ministrit brazilian për zjarret në rajonin e Amazonës


Gazeta Express
22 Gusht 2019 15:16

Ministri brazilian i Ambientit, Ricardo Salles, është kritikuar gjatë një takimi për ndryshime klimatike, pasi të dhënat janë duke treguar shifra rekorde të zjarreve në zonën e Amazonës.

Të dhënat satelitore, të publikuara nga Instituti Kombëtar për kërkime Hapësinore, kanë treguar rritje të shifrave të zjarrit për 84 për qind këtë vit, krahasuar me një vit më parë.

Disa pjesëtarë të takimit janë dëgjuar duke bërtitur “rajoni i Amazonës është duke u djegur”, teksa Salles ka arritur në sallë.

Mbrojtësit e ambientit kanë fajësuar Qeverinë e Brazilit për këtë situatë.

Ata kanë thënë se presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka inkurajuar shpyllëzimin e tokës përmes politikave të tij për bujqit.

Rajoni i Amazonës është një nga zonat kryesore në botë që ndihmon në uljen e ngrohjes globale.

Te fundit


Kthehu lart