Protestohet me moton “Të qeshim me zë të lartë”


Gazeta Express
22 Korrik 2019 7:46

Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës, Aida Gashi, për të qeshurat e saj, grupi ‘Të Qeshim së bashku” organizon një protestë “qesharake”, me moton “Të qeshim me zë të lartë, Prishtina ka nevojë për të qeshurat tona”

Policia e Kosovës ka dënuar ditë më parë një grua në Prishtinë me gjobë 100 euro. Shkak i dënimit ishte se, sipas policisë, Aida Gashi ka qeshur me zë të lartë në mesnatë.

E në shenjë të solidarizimit me të, njëkohësisht, dhe të talljes me gjobën, një grup të rinjsh në Prishtinë, ka organizuar “Të qeshim me zë të lartë”, e cila do të mbahet në orën 23:30, për të protestuar duke qeshur me zë të lartë në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Me rastin e gjobës së shqiptuar ndaj qytetares së Prishtinës për të qeshurat e saj, kemi vendosur që në mënyrë ‘qesharake’ të dalim dhe të qeshim të gjithë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.

Te fundit


Kthehu lart