Protestë e dhunshme në Itali, tifozët e klubeve të Serisë A me thirrje fashiste - Gazeta Express
string(78) "proteste-e-dhunshme-ne-itali-tifozet-e-klubeve-te-serise-a-me-thirrje-fashiste"

Protestë e dhunshme në Itali, tifozët e klubeve të Serisë A me thirrje fashiste

Gazeta Express

06/06/2020 19:54

Tifozë ultras të shumë klubeve të Serisë A dhe Serisë B, si dhe përfaqësues të partive politikave të ekstremit të djathtë, e organizuan një protestë në Romë të Italisë, që kaloi nga një proteste paqësore në një të dhunshme.

Grupet u bashkuan për t’i protestuar masat e ndërmarra nga qeveria italiane për ta parandaluar përhapjen edhe më të madhe të virusit Covid-10, si masat për vetëizolim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo proteste vjen vetëm pak ditë pasi ishte organizuar një protestë më e vogël nga grupi i ashtuquajtur Gillet Arancioni, të cilët gjithashtu po ankoheshin ndaj vendimit të qeverisë për të mos i larguar të gjitha masat e ndërmarra.

Ultrasit e Napolit dhe Brescias e lëshuan në deklaratë mbrëmjen e së premtes, kur paralajmëruan se ata nuk do të merrnin pjesë dhe e distancuan veten nga ky marsh.

Protesta eskaloi në dhunë, pasi një burrë, që e identifikoi veten si Simone Carabella, anëtar i grupit i tifozëve ultras të Romës, e dha një intervistë.

“Kjo është absolutisht një demonstratë paqësore, përndryshe unë nuk do të isha këtu”, tha ai.

Kjo shkaktoi një reagim të ashpër nga një protestues tjetër, i cili e përfaqësonte partinë politike Forza Nuova, i cili e tërhoqi zvarrë për ta ndaluar intervistën e tij.

Ata vazhduan të zihen mes vete, para se të bashkoheshin për t’i gjuajtur policët dhe mediat me shishe, fishekzjarrë dhe shkopinj të ndryshëm.

Para kësaj, në protestë kishte pasur thirrje dhe përshëndetje fashiste, përmes të cilave protestuesit e kujtuan Benito Mussolinin.

Tifozë të Romës, Lazios, Cesenës, Veronës dhe Vareses morën pjesë në këtë protestë. /Gazeta Express/