Protestë dhe miting, Voltana Ademi tregon se çfarë do të ndodhë në Shkodër


Gazeta Express
20 Qershor 2019 17:54

Pritet që mitingu elektoral i Edi Ramës në Shkodër të mos kalojë pa momente tensioni këtë të enjte, ndërsa kryetarja e bashkisë së qytetit, demokratja Volltana Ademi ka sqaruar për mediat mënyrën e organizimit të protestës së opozitës.

Ademi shprehet se qytetarët do të lëvizin të lirë në çdo rrugë të qytetit, kurse mitingun e Ramës e cilëson si të paligjshëm.

Voltana Ademi: Ne kemi informuar policinë e shtetit dhe kjo është skandaloze. Policia ka detyrë të garantojë për të gjithë qytetarët ecjen e lirë në rrugët e qytetit të Shkodrës. Ne do të lëvizim të lirë në të gjitha rrugët e qytetit. Policia nuk duhet të lejonte që të bllokoheshin rrugët pa na e konfirmuar të paktën me shkresë. Ne do bëjmë të mundur që të paktën ta lirojmë me qenien, seriozitetin dhe praninë tonë, por duke ruajtur qetësinë. 

Para pak minutash kam pasur një takim me përfaësues të drejtorisë së policisë së qarkut të Shkodrës. I rastisë këtu në qendër të qytetit dhe i kërkova qetësi, maturi. I sigruova që ne do të jemi korrekt dhe secili të ushtrojë detyrën e tij. 

Nga ana tjetër pretendoj që në momentet që jemi ata të heqin edhe rrobat edhe të rreshtohen bashkë me ne. Janë në një moment kur mendoj se emergjenca kombëtare kërkon që gjithësecili ti thërrasë ndërgjegjes dhe të largohet nga mbrojtja e kriminalitetit.

Te fundit


Kthehu lart