Protesta të dhunshme në Danimarkë pasi një politikani i ekstremit të djathtë hodhi Kuranin në ajër


Gazeta Express
15 Prill 2019 23:43

Së paku 23 njerëz janë arrestuar në lidhje me protestat e dhunshme që shpërthyen pasi një aktivist anti-islamik i së djathtës ekstreme hodhi një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në ajër.

Policia hodhi gaz lotsjellës pasi që protestuesit hodhën gjësende ndaj tyre, derisa protestat u shpërndanë në shumë pjesë të Kopenhagës, kryeqytet i Danimarkës.

Rasmus Poldan ka organizuar një tubim duke kërkuar që të ndalohet Islami në Danimarkë, shkruan Express UK.

Ai kishte hedhur tutje Kuranin më shumë se një herë në Noerrobro, që është një zonë anti-imigrante në kryeqytetin danez.

Kryeministri Lars Lokke Rasmussen ka dënuar gjestet e Paludanit.

“Unë nuk pajtohem me provokimet e panevojshme të Paludan që nuk kanë qëllim tjetër vetëm që të përhapin kaosin. Përdorni argumentet jo dhunën. Mbroni demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Mos lejoni që të shkatërrohet uniteti në Danimarkë”, thotë ai në një postim në Twitter.

Paludan u qëllua me gurë gjatë protestës kundër aksionit të tij, para se policia ta largonte. Ai nuk u raportua që ishte lënduar.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të mos afrohen në zonat që janë prekur dhe që të qëndrojnë brenda deri sa të qetësohet situata në Kopenhagë.

Ndryshe partia Hard Line beson që Danimarka duhet të jetë një shtet vetëm për njerëzit që janë lindur danezë. Më këtë ata nënkuptojnë ata që kanë gjene daneze dhe flasin gjuhën daneze si gjuhën e tyre të parë.

Partia nuk ka asnjë ulëse në parlamentin danez./Express/

Te fundit


Kthehu lart