Protesta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, veteranët e UÇK-së e ndryshojnë komplet planin - Gazeta Express
string(90) "protesta-per-aktakuzen-ndaj-thacit-e-veselit-veteranet-e-uckse-e-ndryshojne-komplet-planin"

Protesta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, veteranët e UÇK-së e ndryshojnë komplet planin

Gazeta Express

07/07/2020 14:28

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një konferencë për media ka paralajmëruar mbajtjen e protestës të thirrur me datën 9 korrik edhe pse rekomandimi i IKSHPK-së për këtë organizatë ka qenë që tubimet masive është mirë të mos mbahen për shkak të përhapjes së virusit.

Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK-së, ka thënë se protesta do të mbahet duke ndërruar taktikë, në të gjitha degët e organizatës nëpër komuna, ku do të marrin pjesë deri 99 persona, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“IKSHPK-ja na ka rekomanduar që këto dy javë, nuk preferohet tubime të tilla sepse rrezikojnë shëndetin e popullatës, prandaj ne menduan që protestën të mos e prolongojmë, por të mbahet më 9 korrik, por do t’i delegojmë kompetencat te degët e OVL-së nëpër komuna duke ndërruar taktikë. Vendosëm që çdo komunë ka të drejtë të protestojë në orën 12 të dalin vetëm 99 persona, ushtarë ose veteranë të UÇK-së, që simbolizon vitin 1999”, ka thënë Haradinaj para mediave.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, u ka bërë thirrje të shtunën OVL UÇK-së që të anulojnë protestën e thirrur më 9 korrik, për shkak të gjendjes në vend me pandeminë Covid-19.

Por, OVL-UÇK ka refuzuar anulimin e protestës, duke ndryshuar planin e mbajtjes së saj.

Protesta do të organizohet në të gjitha komunat e Kosovës dhe jo vetëm në Prishtinë ashtu siç ishte planifikuar për një tubim gjithëpopullor. /GazetaExpress/