Protesta LIVE e opozitës! Tension në Durrës, protestuesit nuk lejojnë kalimin e autoambulancës që kalon për të disatën herë


Gazeta Express
2 Maj 2019 18:02

Ka nisur tashmë protesta e opozitës në 12 akset rrugore të 12 qarqeve të vendit dhe ndryshe nga java e kaluar opozita është e vendosur që të qëndrojë të paktën 2 orë në rrugët e qyteteve kryesore të vendit.

19:20/ Tension në Durrës, ambulanca ndalohet nga protestuesit!

Një situatë e tensionuar në Durrës, ku një sërë protestuesish kanë ndaluar një autoambulancë e cila po kalonte në rrethrrotullimin e plepave ku qëndrojnë dhe protestuesit e mbledhur nga opozita.

Kjo është e disata herë që në këtë zonë kalojnë autoambulanca dhe shumë prej protestuesve kanë shfaqur skeptizicëm nëse në të vërtetë ka të sëmurë brenda autoambulancave apo ato kalojnë me qëllim provokimin e qytetarëve.

E njëjta situatë është shfaqur thuajse në të gjitha akset ku është protestuar këtë të enjte. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Fier por edhe në Elbasan ku ndodhet kryetari i PD-së Lulzim Basha.

19:16/ Në pritje të mbarimit të protestës, maturantët nga Kosova ia marrin valles në rrugën e Kombit

Bllokimi i rrugës së Kombit në Kukës ka bërë që edhe shumë automjete të qëndrojnë në pritje për mbarimin e protestës.

Një grup maturantësh nga Kosova ka gjetur zgjidhjen e duhur në pritje të hapjes së rrugëve. Të rinjtë nga Kosova ia kanë marrë valles në rrugë derisa kjo e fundit të zhbllokohet.

19:09/ Çfarë po ndodh në Tiranë, flakadanë, shashka dhe zjarr kundër “Unazës së Madhe”

Në Tiranë shumë protestuesve i janë bashkuar dhe banorët e zonës së Astirit të cilët tubojnë prej mëse 3 muajsh kundër projektit të Unazës së Madhe. Në rrethrrotullimin të sheshit “Shqiponja” protestuesit kanë hedhur një sërë flakadanësh, shashkash si dhe madje i kanë vënë flakën dhe një pjese të zonës së rrethuar për punimet e Unazës së Madhe.

19: 05/ Nje mesazh me deltaplan nga banorët e Rrogozhinës: Rama ik!

19:02/ Shkodrani- Ramës: Ti je vëllai i Vuçiç!

Protesta ka patur dhe në Shkodër, ku njëri prej protestuesve i cili mbante në krah një flamur të Shqipërisë ka shpërthyer në akuza kundër Edi Ramës. Ai e ka quajtur kryeministrin shqiptar si vëllain e vërtetë të Presidentit Serb Vuçiç.

18:59 Protestuesja- Ramës: Ik qërohu se do të përfundosh si Çaushesku!

Një protestuese nga Korça ka bërë një thirrje të fortë në drejtim të kryeministrit duke i kërkuar që të largohet sa më parë nga karrigia e pushtetit.

Gruaja e ka quajtur “qen”, “Kriminel” e bastard kryeministrin, madje ka thënë se ai bën mirë të largohet dhe të mos e pësojë si ish diktatori i Rumanisë Nikola Çaushesku.

“Kjo protestë është bërë për të përmbysur atë qenin, kriminelin, bastardin që ja ka vënë thikën në grykë të gjithë popullit. Prandaj ai të qërohet që mos e pësojë si Çaushesku”, tha protestuesja. 

18: 47/ Paloka: Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimin e rrugëve, me largimin e Ramës zgjidhet kriza”

Paloka ka folur nga Durrësi gjatë protestës së opozitës ku dhe ka kërkuar mirëkuptimin e shqiptarëve për bllokimin e rrugëve duke shtuar se sa më parë të largohet Rama, aq më shpejt do të zgjidhet kriza politike.

Paloka: Në shenjë proteste dhe mosbindje civile për t’i dhënë një sinjal këtij kryeministri që duhet të tërhiqet sa më parë. Të plotësojë këtë kërkesë që është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, largimi i Edi Ramës.Për bllokimin e rrugëve, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve shqiptarëve, sepse të jemi realist, janë tre lloj qytetarësh, ata që kanë dalë të protestojnë, ata që janë të bindur që pa largimin e Ramës e keqja nuk largohet. Situata jo vetëm nuk do të përmirësohet, por do të përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Çdo ditë e më shumë që kalon, çdo ditë e më shumë që Rama qëndron në pushtet, aq ditë të zeza shtohen për shqiptarët. Largimi i Ramës do ta zgjidhë sa më shpejt situatën. Aq më shpejt që të largohet, aq më shpejt do të bëhet zgjidhja e kësaj krize.

18:40/ Sekretari i PD: Protestat do të përshkallëzohen, më 11 maj do të shihni mijëra shqiptarë

Gazmend Bardhi: Njeriu që ka shkaktuar këtë situatë duhet t’i hapë rrugë zgjidhjes së propozuar nga opozita për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot siç e shikoni janë bllokuar 12 akse dhe në javët në vijim do të njihemi me aksionet e opozitës. Më 11 maj protesta do të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit apo e 16 marsit, që do të thotë se jemi në rrugën e duhur në bashkimin me shqiptarët. Qytetarët janë të lirë për të organizuar protesta kudo që ata e çmojnë për të protestuar, përfshi këtu edhe në bashkinë e Tiranës ku konsumohet çdo ditë një hajdutëri e paparë ndonjëherë.

18:30/ Dibranët djegin disa goma në shenjë proteste

18:25/ Protestuesit ndezin flakadanët në Tiranë

Disa qindra persona që po protestojnë në Tiranë pranë sheshit “Shqiponja” kanë hedhur flakadanë e shashka në rrugë.

18:20/ Kalon një autoambulancë në Elbasan, Lulzim Basha bën shenjë: Hapini rrugën

Një autoambulancë është parë të kalojë në Bradashesh, atje dhe ku ndodhet Lulzim Basha e protestuesit e opozitës. Basha ka bërë me shenjë që protestuesit t’i hapin rrugën ambulancës.

18:10/ Kryemadhi: Rama ka bërë genocid të heshtur ndaj shqiptarëve

 Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur nga Durrësi ku dhe qëndron së bashku me protestuesit që kanë bllokuar aksin e rrethrrotullimit të plepave. Kryemadhi ka deklaruar se një i çmendur ka marrë në dorë pushtetin duke kryer nje genocid të heshtur ndaj shqiptarëve të cilët janë larguar në masë nga vendi.

Kryemadhi: Demokracia pa liri është autokraci, është diktaturë. Unë do të doshërioja që të mos kishte një përshkallëzim të protestave, do doja të shikoja një reagim nga ana e Partisë Socialiste. Përshkallëzimi nuk është mirë as për PS-në, as për qeverinë e as për atë parlament ilegjitim. Këta nuk kanë filluar ende ta kuptojnë se përshkallëzimi i protestave dhe shqiptarët janë të gatshëm t’i japin fund këtij gjenocidi të heshtu që Edi Rama po i bën vendit. 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi. Një i çmendur ka marrë peng një parti politike dhe disa godina, por ajo që them unë është se opozita nuk ka qëllim të pushtojë rrugët apo godinat, por zemrat e qytetarëve.

Ajo që dua të them është se ne do të bëjmë çdo lloj proteste dhe lëvizjeje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por mbi të gjitha jemi të gatshëm për të shkuar deri në fund. Javës tjetër nuk i dihet se çfarë do të ndodhë, por e rëndësishme është që aksioni i opozitës drejtohet nga qytetarët.

18:00/ Në Fier, ku është bllokuar Ura e Mbrostarit, protestuesit kanë lejuar kalimin e dy ambulancave të cilat kanë kërkuar të kalojnë përmes turmës. Javën e kaluar, ka pasur gjithashtu një fluks ambulancash, madje disa prej tyre nuk janë lejuar të kalojnë, me pretendimin se nuk po transportonin të sëmurë, por ishin aty për të provokuar protestuesit.

Bradashesh, Elbasan

Lulzim Basha tashmë ndodhet në Bradashesh të Elbasanit, ndërsa kryetarja e LSI-së ka shkuar në rrethrrotullimin e Pleplave në Durrës, ku qëndroi dhe javën e kaluar.

Protestën mund ta ndiqni LIVE në videot e mëposhtme, ndërsa për të mësuar shpërndarjen e ish deputetëve të opozitës mund të lexoni më poshtë.

Harta e vendosjes së ish deputetëve ndodhet po ashtu më poshtë për të kuptuar se ku do të protestojë opozita.

Ja sesi do të shpërndahen ish deputetët e PD në protestën e sotme:

Qarku Shkodër – në kryeqëzimin e rrugës në Kryebushat (ku ndan rruga për Vaun e Dejeës)
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)

Qarku Kukës –  Ura e Drinit në hyrje Rrugës së Kombit
(Isuf Çela)

Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
(Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj)

Qarku Dibër – Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)

Qarku Durrës – Plepa, në hyrje të Autostradës
(Edi Paloka, Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)

Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luçiano Boçi)

Qarku Korçë – Rruga nacionale në hyrje të Korçës
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)

Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)

Qarku Vlorë – Hyrje e superstradës Vlorë- Levan
(Nadire Meçorapaj)

Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)

Qarku Gjirokastër – Kryqëzim i rrugës Përmet-Tepelenë- Gjirokastër
(Tritan Shehu)

Qarku Tiranë – Tiranë, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Çupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkelejd Alibeaj)

Ish deputetet e LSI:

Ne Shkoder: Agron Cela

Ne Lezhe; Viktor Tusha

Ne Milot: Perparim Spahiu

Ne Fier: Kejdi Mehmetaj

Ne Elbasan Edmond Haxhinasto

Korce; Endrit Braimllari

Te fundit


Kthehu lart