Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, statistikat e policisë për numrin e pjesëmarrësve - Gazeta Express
string(88) "protesta-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes-statistikat-e-policise-per-numrin-e-pjesemarresve"

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, statistikat e policisë për numrin e pjesëmarrësve

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 9:10

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth protestës që është mbajtur të mërkurën në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, raporton Express

Sipas policisë, në protestën e së mërkurës kanë marrë pjesë rreth 200 protestues.

Lexo Edhe:

“Sheshi Skënderbeu, Prishtinë 26.01.2022 – 12:00. Është mbajtur një protestë nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në protestë kanë marrë pjesë rreth dyqind protestues, pakënaqësitë e tyre i kanë shfaqur përmes mbishkrimeve të ndryshme”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Tutje policia ka bërë me dije se protesta ka përfunduar pa asnjë incident.

“Rreth orës 12:30 protesta ka përfunduar dhe çdo gjë ka kaluar pa ndonjë incident. Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, ka deklaruar policia.

Ndryshe, propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike të mërkurën i ka mbledhur në kryeqytet një numër të konsiderueshëm të qytetarëve, të cilët po kërkojnë që kryeministri Albin Kurti ta “bllokojë tarifën”.

Në protestën që nisi prej sheshit “Zahir Pajaziti”, qytetarët u nisën drejt Qeverisë, ndërsa disa nga protestuesit thirrën “Albin mashtruesi” dhe “Albin rrenci”, raporton Gazeta Express.

“Largoje KEDS-in”, ishte njëra nga thirrjet tjera të protestuesve.

Protestuesit deklaruan se s’duan të paguajnë rrymë edhe për komunat në veri të vendit./GazetaExpress/