Protesta kundër dhunës policore në Paris, përdoret gazi lotsjellës - Gazeta Express
string(65) "protesta-kunder-dhunes-policore-ne-paris-perdoret-gazi-lotsjelles"

Protesta kundër dhunës policore në Paris, përdoret gazi lotsjellës

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 17:22

Mijëra persona dolën për të protestuar në rrugët e kryeqytetit francez kundër dhunës së policisë, e cila u shfaq disa ditë më parë përmes një video, ku disa oficerë dhunuan një producent muzikor pasi nuk mbante maskë.

Protesta nisi e qetë për t’u tensionuar më vonë, pasi disa nga protestuesit u përplasën me policinë. Protestuesit përdorën sende të forta ndërsa policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Lexo Edhe:

Për videon e dhunës reagoi dhe presidenti Macron, ndërsa oficerët e përfshirë në ngjarje u pezulluan nga detyra deri në përfundim të hetimeve.