Protesta kundër abuzimit me të mitur, Aurela Gaçe: Është fatkeqësi që në Shqipëri fajësohet viktima - Gazeta Express
string(97) "protesta-kunder-abuzimit-me-te-mitur-aurela-gace-eshte-fatkeqesi-qe-ne-shqiperi-fajesohet-viktima"

Gazeta Express

04/06/2020 18:06

Protesta kundër abuzimit me të mitur, Aurela Gaçe: Është fatkeqësi që në Shqipëri fajësohet viktima

Gazeta Express

04/06/2020 18:06

Këngëtarja Aurela Gaçe, një nga personazhët e shumtë publikë që kanë qenë pjesëmarrës në protestën kundër abuzimit me të mitur është ndalur të flasë për kamerat.

Gaçe u shpreh se ka shkuar në protestë për të gjithë ata fëmijë, djem e vajza që janë abuzuar seksualisht dhe nuk kanë folur dot, ndërkohë që duhet të ndihen të mbrojtur që ta bëjnë këtë gjë.

Lexo Edhe:

“Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin.

Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë?? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që cdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët,”- tha Aurela Gaçe