Protesta e rradhës më 25 maj, Basha: Jemi në luftë totale, nuk lejojmë që vrasës të bëhen kryebashkiakë


Gazeta Express
15 Maj 2019 18:54

Opozita ka vendosur që të shkojë në protestën e 6 kombëtare më 25 maj. Vendimi është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura në kryesinë e PD-së dhe do të zhvillohet pasdite në orën 19:00 në Tiranë.

Me përfundimin e mbledhjes së kryesisë së PD-së, lideri i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore ka futur vrasës, përdhunues e trafikantë për të garuar si kryebashkiak.

Basha deklaroi se opozita do të jetë në luftë frontale me qeverinë socialiste. Kryedemokrati ka hedhur sulme të forta në drejtim të Ymer Lalës e kandidatëve që garojnë në Dibër.

Në lidhje me përdorimin ose jo në protestën e rradhës të bombave molotov, Basha u shpreh kështu:

Basha: Ne kurrë nuk kemi bërë thirrje për dhunë dhe distancohemi nga çdo akt dhune, por mos prit që Lulzim Basha të jetë komandanti i baballarëve, që u ka vënë kryqin tek shtëpia Edi Rama, i vëllezërve motrat 3 vjeçare të të cilëve i ka helmuar me gaz Edi Rama apo i fëmijëve të prindërve që Edi Rama u theu kockat se donte t’u grabiste shtëpitë, që t’u vidhte 40 milionë euro shqiptarëve dhe të mos shpronësonte as banorët e ligjshëm.

Basha: Sot gazeta më e madhe në Europë, Bild, ka bërë jo vetëm një panoramë realiste të një shtetit që sillet si bandë, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese e dinë prej kohësh, që në dosjen e përgjimeve në Dibër del vetë Edi Rama duke u siguruar që skenari i manipulimit të votave është zhvilluar sipas porosive të tij.

Zonja Gjylameti do të ishte bashkë me zonjën Spiropali në të pandehurin kryesor pasi edhe ajo është në dosjen 134, kurse Spiropali është në dosjen e Xibrakës, kësisoj njerëz të tillë në konflikt interesi e kanë të pamundur të flasin. Nuk ka njeri në Evropë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet e 2017, se parlamenti është produkt i votës së krimit. Jemi pra në kushtet e grushtit të shtetit. Në vend që ti hapë rrugë kërkesës mbarëpopullore për një qeveri tranzitore, ai ka përcaktuar një kurs përplasje. Kjo duket qartë në listat e kriminelëve që ka futur ai. Në listën vendore gjysma janë trafikantë, vrasës, përdhunues, kandidatë të zgjedhur me dorë nga banda e Avdylajve në Shijak, Ymer Lala ka zgjedhur me dorë në Dibër kandidatët. Kandidati fillestar që Ymer Lala caktoi e më pas tërhoqi, i dyti ish sekretari i PD-së në Dibër, i evidentuar për fat të keq si njeriu i blerë i Ymer Lalës. Shikoni pra, të dy kandidatët i zgjedh Ymer Lala. Edhe formalisht vendi është me një listë të gjendjes civile të masakruar. Regjistri i adresave është i masakruar. Kartat e identitetit po ashtu janë skaduar, e siç e shihni dhe nga pikëpamja formale, nuk do të ketë zgjedhje.

Çfarë do të ndodhë… do të pranohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund në instalimin e tiranisë së krimit, apo do të ketë një përpballje totale? Vendimi unanim i opozitës është përballaje totale, që do të thotë se ne jemi dhe do të jemi çdo ditë e çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e shërbëtorët e juntës në pushtet, derisa të diktojmë kthimin tek demokracia. Asgjë nuk mund të kursehet. Kush ul kokën dhe nuk bën pjesë në këtë betejë do të jetë shërbëtor i qeverisë së inkriminuar. Ne këtë skenar nuk e lejomë dhe nuk e pranojmë. Betejën e vazhdojmë ditë për ditë duke e intensifikuar derisa të mposhtim këtë grusht shteti. Zgjedhje 30 qershori nuk do të ketë, ne si opozitë i kemi borxh qytetarëve që të jemi në ballë të kësaj beteje.

Te fundit


Kthehu lart