Protagonistët e PRONTO’s i dalin në mbrojtje Prokurores së kërcënuar - Gazeta Express
string(67) "protagonistet-e-prontos-i-dalin-ne-mbrojtje-prokurores-se-kercenuar"

Gazeta Express

11/01/2020 16:46

Protagonistët e PRONTO’s i dalin në mbrojtje Prokurores së kërcënuar

Gazeta Express

11/01/2020 16:46

Këshilli Prokurorial i Kosovës i udhëhequr nga Bahri Hyseni i përfshirë në aferën “Pronto” dhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, po ashtu i përmendur në “Pronto” i kanë dalë në mbrojtjet Prokurores Speciale, Drita Hajdari, e cila njoftoi se është kërcënuar përmes komenteve në rrjetet sociale.

Në komunikatën e përbashkët të Këshillit Prokurorial dhe Prokurorit të Shtetit thuhet se kërcënimi i Hajdarit ka ardhur pas aktgjykimi lirues të Adem Grabovcit dhe të tjerëve.

Lexo Edhe:

“Këto kërcënime serioze ndaj prokurores Hajdari vijnë si rrjedhojë e fushatës dhe gjuhës denigruese publike nga një grup individësh, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Pronto”, thuhet në reagim.

Shefi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ishte bërë i famshëm kur ishin publikuar përgjimet e Prontos pasi zyrtarët e PDK’së kishin tentuar ta shtinin në punë pa konkurruar fare.

Sidoqoftë, Drita Hajdari, sot njoftoi se ka lajmëruar një kërcënim në polici, ku dy komentues kanë kërcënuar prokuroren përmes komenteve fb.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftojnë se kërcënimet ndaj prokurores Drita Hajdari janë duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës, me ç’rast kanë urdhëruar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë masa konkrete për identifikimin dhe arrestimin e personave, të cilët kanë kërcënuar prokuroren Hajdari, si dhe të njëjtit të dalin para organeve të drejtësisë”, thuhet më tej në reagim.

Express ka shkruar se Prokurorja Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se ka lajmëruar në Polici një rast kërcënimi. Është ankuar se kërcënimi i ka ardhur si pasojë e fushatave linçuese ndaj saj. Ditë më parë Hajdarit i dështoi aktakuza ndaj rastit “Pronto” ku Gjykata i shpalli të gjithë të pafajshëm për veprën që i akuzonte.

Drita Hajdari, prokurore e Prokurorië Speciale ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot. Ajo tha për KALLXO.com se gjendet në polici ku e ka lajmëruar rastin.

“Mund të konfirmoj se kam pranuar kërcënime serioze. Jam në polici për momentin. Kjo është krejt pasojë e fushatave linquese ndaj meje”, tha Hajdari.

Së fundmi, Hajdari dështoi me aktakuzën ndaj rastit “Pronto” pasi s’arriti të bindë gjykatën që t’i dënojë të akuzuarit në rastin “Pronto”. Pavarësisht se të gjitha veprimet ishin bërë në koordinim me shefat partiakë e qeveritarë, Hajdari s’i kishte ftuar as si dëshmitarë Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të cilët kishin vendosur për gjithçka që kishte ndodhur me punësimet partiake.

Prokurorja e Pronto’s kishte dështuar edhe me aktakuzën ndaj Enver Hasanit e Famtir Limajt, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Njëri për korrupsion e tjetri për krime lufte.

Prokurorja Speciale që ka kompetenca për të hetuar prej veprave më të rënda si ato të terrorizimit e deri te vrasjet e krimin e organizuar paguhet gati 3 mijë euro në muaj. Në deklarimin e fundit të pasurisë, ajo ka thënë se në muaj merr saktësisht 2 mijë e 907 euro në muaj apo 34 mijë e 884 euro në vit.

Edhe Adem Grabovci përmes Facebook-ut ka shkruar se çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme.