Propozohet konferencë ndërkombëtare donatorësh për të prekurit nga Covid-19 - Gazeta Express
string(75) "propozohet-konference-nderkombetare-donatoresh-per-te-prekurit-nga-covid-19"

Propozohet konferencë ndërkombëtare donatorësh për të prekurit nga Covid-19

Gazeta Express

04/04/2020 10:13

Instituti IAMN ka propozuar konferencë e donatorëve për të prekurit nga situata me e krijuar me COVID-19.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike, Fatmir Sheholli përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se IAMN ka iniciuar idenë tek donatorët ndërkombëtar që pas tejkalimit të Covid-19 të organizojë “konferencë të donatorëve ndërkombëtarë” me qëllim që të ndihmojë personat të cilët kanë qenë të prekur nga virusi, transmeton arbresh.info

Lexo Edhe:

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se familjeve të anëtareve të familjes të cilët kanë humbur jetën nga virusi të ju ndihmohet në kohëzgjatje 2 vjeçare me donacione transparente si dhe të ndahen donacione edhe për mjekët, policët, gazetarë, furrtarët dhe fermerët.

“Instituti per afirmimin e mardhenjeve nderetnike – IAMN – ka inicuar idene tek donator nderkombetare qe menjehere pas vendimit te tejkalimit te Virusit Covid 19 – Corona Virus te organizoi “ konference te donatorve nderkombtare” me qellim te ndihmes se personave te cilet kane qene te prekur nga ky virus, kurse familjeve te anetarve te familjes te cilet kane humbur jeten si pasoje e ketij virusi te ju ndihmohet ne kohezgjatje 2 vjecare me donacione transparente”, ka shkrur Shoholli.

“IAMN do te ndaj donacione edhe per mjeket, policet, gazetaret, furretaret dhe fermeret te cilet me aktivietetet e tyre te pashoqe dhe zemergjersin mundesuan lehtesimin e tejkalimit te situates!”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit.  Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.