Propozimi i Dash Shehit në Kuvend: Të rriten të gjitha pagat që të ulet emigracioni - Gazeta Express
string(82) "propozimi-i-dash-shehit-ne-kuvend-te-rriten-te-gjitha-pagat-qe-te-ulet-emigracioni"

Propozimi i Dash Shehit në Kuvend: Të rriten të gjitha pagat që të ulet emigracioni

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 13:29

Deputeti Dashamir Shehi ka propozuar nga foltorja e Kuvendit që qeveria të marrë vendim për rritjen e të gjitha pagave nga 25-30%, në mënyrë që të shmanget emigrimi i të rinjve.

“Ky vend ka nevojë të ngrihen pagat në mënyrë pasive 25-30%. Deri tani 10% e ka marrë rritja e inflacionit. Duhet të ngrihen si piramidë pagat, jo të shkëputen sektorët. Të marrim kurajon në Parlament dhe ti rrisim për këtë vit dhe vitin tjetër. Duhet ti ngremë në bllok pagat. Duhet ti japim stimul administratës publike. Ti japim stimul edhe rinisë që të mos marrë rrugët e emigracionit”, u shpreh Shehi.

Lexo Edhe:

Kreu i LZHK-së tha se “kjo mund të bëhet po të kemi kurajon dhe të heqim dorë nga shpenzime të tjera. Ngremë rrogat, duke rritur rrogat kemi shans të rrisim edhe pensionet. Kjo është një politikë e guximshme nëse duam të shohim më larg sesa zgjedhjet”. /Gazeta Express