Pronari i mishtores në Gjilan tregon çka përgatiti për policët e Njësisë Speciale - Gazeta Express
string(81) "pronari-i-mishtores-ne-gjilan-tregon-cka-pergatiti-per-policet-e-njesise-speciale"

Pronari i mishtores në Gjilan tregon çka përgatiti për policët e Njësisë Speciale

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 12:35

Një fotografi e ushqimit që iu shërbye policëve të Njësisë Speciale të Kosovës të cilët po qëndrojnë në Veri për të mbikëqyrur situatën pas vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave që vijnë nga Serbia, nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, raporton Express

Por, përveç reagimeve, nxiti edhe vullnetin e qytetarëve për t’iu dërguar ushqim e pije pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Pronari i një mishtoreje në Gjilan, të martën ka dërguar shujta me ushqim për policët.

Në një lidhje direkte për emisionin #Gjesi në T7, Valtoni ka treguar se si erdhi deri te ideja për dërgimin e ushqimit dhe çka përgatiti për policët.

Ai ka treguar se është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës, për t’iu dërguar ushqim çdo ditë pjesëtarëve të Njësisë Speciale që po qëndrojnë në Veri.

“Unë jam i gatshëm çdo ditë të ua dërgoj nga një shujtë, jam në pritje të përgjigjes sot të më lajmërojnë, jam i gatshëm t’i ndihmoj Policisë së Kosovës me gjërat që kam mundësi”, ka deklaruar Valtoni.

Ndiqeni intervistën e plotë në #Gjesi, të pronarit të mishtorespër të mësuar se cilat ishin ushqimet që ai i përgatiti për policët dhe se si u dërguan ato në Veri.