Pronarët e ngujuar në bizneset e tyre nxirren me dhunë nga policia, u shemben godinat


Gazeta Express
29 Maj 2019 23:00

Prishja e disa godinave pranë zonës së Selvisë në Tiranë është përcjellë me përplasje mes pronarëve të objekteve e policisë së shtetit. Disa prej pronarëve janë ngujuar në objektet e prishura tashmë, ndërsa policia ka ndërhyrë dhe i ka nxjerrë me forcë prej aty.

Më tutje është proceduar me shembjen e pjesës së mbetur të godinave.

Sipas pronarëve ata disponojnë lejet dhe të gjitha dokumentat ligjore për bizneset e tyre, duke shtuar më tutje se nuk janë paralajmëruar as me shkrim apo gojë për faktin se Bashkia e Tiranës do t’i prishte objektet.

Por ndryshe thotë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili disa minuta më parë ka shkruar në rrjetin social duke deklaruar se janë shembur godina pa leje./Express

Te fundit


Kthehu lart