Promovimi i librit “Lumbardhi: një Histori Episodike” - Gazeta Express
string(50) "promovimi-i-librit-lumbardhi-nje-histori-episodike"

Arte

Gazeta Express

20/05/2022 16:33

Promovimi i librit “Lumbardhi: një Histori Episodike”

Arte

Gazeta Express

20/05/2022 16:33

Kinemaja “Lumbardhi” në Prizren me 25 maj do të promovoj librin i cili është një përmbledhje e historikut të bashkëpunimit mes vet kinemasë dhe qytetit të Prizrenit.

Libri flet për takimin dhe ndërveprimin midis Kino Lumbardhit dhe Prizrenit, prej rrethanave që sollën te hapja e kinemasë në vitin 1952 e deri te ndalja e aktivitetit pas falimentimit të ndërmarrjes shoqërore “Kino Bistrica” në fillim të shekullit të ri.

Lexo Edhe:

Duke u mbështetur në procesin e mbledhjes dhe interpretimit të materialeve të gjetura në kinema, në arkivin e gazetës “Rilindja” dhe burime tjera, sikurse dëshmitë e akterëve në episode kyçe, hulumtuesit Bengi Muzbeg dhe Tevfik Rada sjellin një tregim të fragmentuar që përshkruan ndeshjet dhe kontradiktat mes një ndërtese, një qyteti dhe artit të kinemasë, përbrenda kontekstit të transformimeve shoqërore, politike e teknologjike.

“Lumbardhi: një Histori Episodike” është botuar nga Fondacioni Lumbardhi me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës, zyrës në Kosovë të forumZFD, Fondacionit për Iniciativa të Artit dhe me bashkëpunim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

/Gazeta Express