Prokuroritë themelore për 24 orë ngrehin 57 aktakuza kundër 67 personave


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:15

Prokurori i Shtetit, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 67 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 18 persona për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta Express.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest të një (1) personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një (1) kërkesë për letër rreshtim kundër një (1) personi për  veprën penale nga neni 283.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa për bastisje, njëra në rajonin e Prishtinës dhe tjetra në atë të Pejës, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim në rajone të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se i pandehuri O.K., është përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar:

– Një pistoletë me gaz Zoraki M-906 kal. 9 mm, me numër serik 001555;

– Një karikator i pistoletës, si dhe

– Disa gëzhoja të fishekut të pistoletës me gaz.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjet i tipit “Mercedess”  dhe çelësat e veturës, 12 trungje të bredhit me diametër prej 25 cm³-40  cm³, në Deçan. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një automjeti të tipit NISSAN (xhip), dhe 12 trungje bredhi me dimensione të ndryshme, si dhe, një automjet Opel Combo dhe çelësat e veturës, dhe trungje ahu me dimensione të ndryshme, një shtëpizë kompjuteri, pesë tiketa të basteve sportive.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për urdhër arrest të një (1) personi për veprën penale nga neni 283, si dhe, një (1) kërkesë për letër rreshtim kundër një (1) personi për  veprën penale nga neni 283.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, ka  ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në komunën e Prishtinës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza për dhjetë (10) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, me urdhër të Prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Grabitje”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person nga prokurorët kujdestar të departamenteve përkatëse. Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ndaluar një i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi i ngelur në tentativë”, me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Në Departamentin e Përgjithshëm, prokurori kujdestar ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “ Dhunë në familje” dhe i njëjti me aktvendim t; prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tetë  (8) aktakuza , kundër tetë (8)  personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një bastisje në qytetin e Pejës, kundër lojërave të fatit, si dhe, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjet i tipit “Mercedess”  dhe çelësat e veturës, 12 trungje të bredhit me diametër prej 25 cm³-40  cm³, në Deçan. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin edhe të një automjeti të tipit NISSAN (xhip), dhe 12 trungje bredhi me dimensione të ndryshme, si dhe, një automjet Opel Combo dhe çelësat e veturës, dhe trungje ahu me dimensione të ndryshme, një shtëpizë kompjuteri, pesë tiketa të basteve sportive.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, nëkohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Dhunë në familje’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Grabitje’’, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve e fundit ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër 4 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, e njëjta prokurori ka bërë një kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit, kundër një personi, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale” tentim dhunimi”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të ndryshëm për veprën penale “Shitblerja e narkotikëve”, si dhe, ka sekuestruar tre (3) telefona, para të gatshme dhe një sasi narkotikëve.

Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe, bërë një kërkesë për caktim paraburgimit për veprën penale “Sulmi” dhe “Dhunë Familje”. Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart