Prokuroria publike reagon ndaj deklaratave të Pendarovskit


Gazeta Express
13 Gusht 2019 13:23

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV) sot reagoi ndaj deklaratës së djeshme të presidentit Stevo Pendarovski për rastin “Reket”.

Nuk është koha për sulme të institucioneve, thekson PPRMV dhe shton se nuk do të lejojë diskreditim të prokurorëve dhe përzierje në procedurat penale nga ana e politikanëve.

“Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se i jep mbështetje të plotë prokurorisë dhe se do t’i përdorë të gjitha autorizimet kushtetuese dhe ligjore që ta mbrojë nga presionet do të ishte reale, nëse bënte thirrje që deputetët ta votojnë Ligjin për prokurori publike dhe nëse jepte mbështetje për përforcim të kapaciteteve të prokurorisë për luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të drejtësisë”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

PPRMV e bind opinionin se për lëndën e theksuar veprohet në mënyrë joselektive dhe me kohë, sipas planit të konfirmuar të hetimit dhe se të gjithë të involvuarit në veprat penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen konform ligjit. 

Te fundit


Kthehu lart