Prokuroria: Për 48 orë i ndaluam 13 persona - Gazeta Express
string(42) "prokuroria-per-48-ore-i-ndaluam-13-persona"

Prokuroria: Për 48 orë i ndaluam 13 persona

Gazeta Express

18/02/2020 11:53

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar.

Lexo Edhe:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “Sulmi seksual”.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprave penale “Lëndim trupor“ dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet

Prokuroria

Speciale / / / / /

Prishtinë / 4 1 – 6 / /

Prizren / 1 / / /

Pejë / 1 / / /

Gjilan / 3 / / /

Gjakovë / 2 1 – 2 / /

Mitrovicë / 2 / / /

Ferizaj / / / / /

Totali / 13 2 – 8 / /

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të datës 17 shkurt është ndaluar një (1) persona të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndim trupor“. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Lëndim trupor“ dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“ .

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

/////////