Prokuroria me akuzë: Sheqerim Ahmedi rrezikon maksimum 5 vite burg për publikimin e bisedave të përgjuara


Gazeta Express
25 Qershor 2019 15:08

Prokuroria Themelore Publike Kërçovë ka dorëzuar akuzë kundër El Cekës, personit i cili sipas tyre, ka kryer vepër penale – Përgjim të paligjshëm dhe incizim tonik.

“I akuzuari në fund të këtij muaji, nga një profil në rrjetin social, duke u paraqitur si “El Cheka”, ka publikuar disa materiale të përgjuara telefonike të disa personave, Me atë, i akuzuari u ka mundësuar shfrytëzuesve të rrjetit social dhe të personave tjerë që të mësohen me përmbajtjen e bisedave të incuzuara”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore Publike thekson se çdo publikim i përgjimeve të paligjshme është vepër penale, në pajtueshmëri me nenin 151 paragrafi 2 i Kodit Penal, në të cilin parashihet dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet burg.

Te fundit


Kthehu lart