Prokuroria (e PDK’së) bëhet pjesë e farsës politike për fotografinë e dhunimit


Gazeta Express
16 Maj 2019 16:40

Çdo gjë po shkon sipas skenarit. Fillimisht u publikua një fotografi e bërë 20 vjet më parë, pastaj krerët e PDK’së filluan vajtimin e krimeve serbe me të cilët janë në dialog qe 15 vjet dhe krejt në fund e aktivizuan veglën e tyre Prokurorinë

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se pas fotografisë së paraqitur në Kuvendin e Kosovës nga deputetja Flora Brovina, ku shihet një grua duke u dhunuar nga forcat serbe, do të hapë hetimin lidhur me këtë rast

 “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se me të marrë lajmin që deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka paraqitur një fotografi që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë, do ta hap hetimin, ndërsa do të ftohet deputetja Brovina për dhënien e informacionit lidhur me viktimën për të cilën ajo pohon se është e gjallë, si dhe, dorëzimin e fotos dhe dëshmive që ajo pohon se i ka lidhur me këtë rast dhe raste të tjera”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndërkaq Prokuroria Speciale thotë se deri më tani nuk ka pasur asnjë informatë për fotografinë e publikuar nga Brovina.

“Prokuroria Speciale, njofton që vetëm pas publikimit të fotos nga deputetja Brovina e ka kuptuar për ekzistencën e kësaj dëshmie, pasi që deri me tani për një fotografi të tillë nuk kemi pasur informata, as nga deputetja Brovina e as nga dikush tjetër”, theksohet tutje në komunikatë.

Prokuroria Speciale po ashtu ka ftuar të gjithë ata që kanë dëshmi të ndryshme, si video, fotografi apo edhe dëshmi tjera të cilat mund të jenë të rëndësishme për identifikimin e kryerësve të mundshëm të veprave penale që lidhen me krimet e luftës, ti sjellin në Prokurorinë Speciale, pasi që në një shtet ligjorë provat dhe dëshmitë për krimet të pretenduara dorëzohen së pari në prokurori apo polici e jo përmes mediave apo gjatë debateve parlamentare./GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart