Prokuroria e Lezhës nis hetimet për godinat e prekura nga tërmeti, fton qytetarët të sjellin raste - Gazeta Express
string(97) "prokuroria-e-lezhes-nis-hetimet-per-godinat-e-prekura-nga-termeti-fton-qytetaret-te-sjellin-raste"

Prokuroria e Lezhës nis hetimet për godinat e prekura nga tërmeti, fton qytetarët të sjellin raste

Gazeta Express

06/12/2019 21:17

Prokuroria e Lezhës ka nisur tashmë verifikimet për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Drejtuesi i prokurorisë së Lezhës Milan Laska, i ka kërkuar policisë që të verifikojë në terren të gjitha godinat e dëmtuara e veçanërisht ato që kanë pësuar dëmtimet serioze. Të gjitha rastet do të referohen në prokurorinë e rrethit.

Lexo Edhe:

Prokuroria po ashtu fton qytetarët që të denoncojnë rastet ku godinat kanë pësuar dëmtime për shkak të abuzimeve në ndërtim.

Deri në këtë fazë, prokuroria e Lezhës është në periudhën e verifikimit të ndërtesave të dëmtuara, por pritet që në ditët në vijim, të regjistrojë një procedim penale për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtimit të paligjshëm”.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhës janë 51 pallate të pabanueshme./Express