Prokurori shqiptar me makinë 45 mijë euro dhe targa të falsifikuara


Gazeta Express
18 Tetor 2019 16:01

Në kohën kur shqiptarët presin efektet pozitive të Reformës në Drejtësi, në Sarandë prokurori Sali Hasa “bredh” me një automjet Audi Q5 në vlerën e 45 mijë euro.

Si të mos mjaftonte kjo, targat e automjetit në përdorim nga prokurori Sali Hasa janë të fallsifikuara.

Nga nje investigim i kryer nga Fax News, targat e automjetit Audi Q5 me të cilin lëviz prokurori Sali Hasa, janë të një automjeti Volkswagen prodhim i vitit 1984.

Te fundit


Kthehu lart