Prokurorët italianë po i hetojnë edhe klubet e tjera që kanë bërë biznes me Juventusin - Gazeta Express
string(86) "prokuroret-italiane-po-i-hetojne-edhe-klubet-e-tjera-qe-kane-bere-biznes-me-juventusin"

Prokurorët italianë po i hetojnë edhe klubet e tjera që kanë bërë biznes me Juventusin

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 8:59

La Gazzetta dello Sport ka dhënë detaje të reja se si Prokurori Publik i Torinos për momentin është duke hetuar klubet të cilët kanë bërë marrëveshje të dyshimta me Juventusin

Bardhezinjtë për momentin janë në fokus për shkak që kanë falsifikuar të ardhurat kapitale dhe kanë paguar në mënyrë sekrete futbollistët e tyre gjatë fazave të hershme të pandemisë Covid, pavarësisht se kishin deklaruar se pagat për katër muaj janë shlyer. Andrea Agnelli dhe tërë bordi i Juventusit kanë dhënë dorëheqje javën e kaluar.

Lexo Edhe:

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos ka vënë në dijeni që një numër klubesh që janë miqësore me Juventusit, të cilët kanë kryer “operacione me pagesa të favorshme që janë larg vlerës së tyre fer”.

Hetuesit po ashtu besojnë që marrëdhëniet e ngushta në mes të këtyre klubeve rrezikuan “lojën fer dhe të drejtë sportive”.

Klubet të cilat hynë nën këtë ombrellë janë: Sampdoria, Atalanta, Sassuolo, Empoli dhe Udinese, që ka bërë që hetuesit ta zgjerojnë gamën e hetimit të tyre.

Derisa partneritet në botën e futbollit nuk janë diçka të reja dhe janë pjesë normale e menaxhmentit të klubeve, zyra e Prokurorit Publik të Torinos beson se në disa gjëra ata kanë kaluar limitet dhe rastet duhet të hetohen. /GazetaExpress/