Prokuoria e Pejës kërkon paraburgim ndaj dy personave, kanosën një prokuror - Gazeta Express

Prokuoria e Pejës kërkon paraburgim ndaj dy personave, kanosën një prokuror

Lajme

Gazeta Express

27/06/2019 14:19

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit, ka njoftuar se dy persona kanë kanosur një prokuror të Prokuorisë së Pejës. Dy të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Gjatë 24 orëve të fundit kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, ndaj dy (2) të dyshuarve për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, përkatësisht ndaj prokurorit të shtetit në Prokurorinë Themelore të Pejës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale, nga kjo prokurori.