Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë - Gazeta Express
string(92) "projekti-i-nenkalimit-dhe-parkingut-nentokesor-ne-malisheve-limaj-puna-e-mire-do-te-vazhdoje"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 21:47

Projekti i nënkalimit dhe parkingut nëntokësor në Malishevë, Limaj: Puna e mirë do të vazhdojë

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 21:47

Dje në Malishevë është përuruar nënkalimi dhe parkingu nëntokësor. Për këtë ka shkruar sot kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj. Ky i fundit ka thënë se është ndjenjë krenarie kur e sheh vendlindjen e tij duke ‘‘ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj’’.

Limaj ka shtuar se projekte të tilla, si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë.

‘‘Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Faleminderit Malishevë!

Emocione të veçanta dhe ndjenjë krenarie nga nata e mbrëmshme, kur pashë vendlindjen time duke ecur me hapa të sigurt drejt zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të saj. Malisheva po dëshmon se është në rrugën e duhur, drejt një të ardhmeje më të mirë, më moderne dhe më funksionale për qytetarët e saj.

Projekte si nënkalimi dhe parkingu nëntokësor janë dëshmi konkrete të këtij vizioni të qartë dhe përkushtimit të pandërprerë ndaj qeverisjes së mirë. Kjo është Malisheva që duam – një qytet model, ku puna e mirë jo vetëm që po bëhet, por edhe do të vazhdojë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion.

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me ekipën e tij të mrekullueshme, meritojnë respekt për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm. Vizioni dhe pasioni i tyre për një Malishevë urbane janë shembull frymëzimi për të gjithë.

Malisheva ka hapur një kapitull të ri historik në zhvillimin dhe urbanizimin e qytetit. Bashkë me kryetarin Ekrem Kastrati, bashkëpunëtorët dhe qytetarët e Malishevës, përuruam hapjen e nënkalimit dhe parkingut nëntokësor – një projekt gjigant, i cili është realizuar vetëm me punë serioze, angazhim të sinqertë dhe përulësi në përmbushjen e premtimeve.