Programi i muajit maj ne Teatrin “Oda” - Gazeta Express
string(36) "programi-i-muajit-maj-ne-teatrin-oda"

Programi i muajit maj ne Teatrin “Oda”

Arte

Gazeta Express

09/05/2022 15:00

Premiera “Burrnesha” do të jetë ndër ngjarjet më të rëndësishme këtë muaj në teatrin Oda. Pos kësaj një ngjarje tjetër me rëndësi është edhe organizimit i festivalit ndërkombëtar të letërsisë polip.

“Burrnesha” e ka premierën të martën me 10 maj nga ora 20:00 ndërsa reprizën me 12 maj po ashtu nga ora 20:00.

Lexo Edhe:

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “polip” do të mbahet me datat 13-14 e 15 maj, është festival që organizohet çdo vit dhe mbledh shkrimtar nga shumë vende.

Libri “I verbri” nga Mitja Cander me përkthim të Nikollë Berishajt do të promovohet me 12 maj nga ora 18:00 dhe do të ketë diskutim mbi librin ndërmjet autorit e lexuesve.

“Pas’humbja” e “Inspektor Limi” vijnë si repriza edhe këtë muaj me datat 17 e 19 maj.

Programi i teatrit “Oda” mbyllet me 25 maj me një mbrëmje poetike të shoqëruar me muzikë.

/Gazeta Express