Programi i muajit dhjetor / Teatri i Gjilanit - Gazeta Express
string(43) "programi-i-muajit-dhjetor-teatri-i-gjilanit"

Programi i muajit dhjetor / Teatri i Gjilanit

Arte

Gazeta Express

09/12/2022 15:37

Më 15 dhjetor vjen “Tregimi Zoologjik” nga Edward Albee me regji të Lirim Behlulit. Përderisa të martën, më 16 dhjetor vazhdon ‘Muzikë në Teatër’ me Shpat Deden, Visar Kuçin e Tomor Kuçin. Një mbrëmje muzikore kjo që filloi rrugëtimin në Teatrin Kombëtar, vazhdoi në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj dhe pritet të mbahet edhe në Teatrin e qytetit të Gjilanit.

Shfaqja ‘E vërteta’ luhet dy ditë me radhë, më 19 e 20 dhjetor. ‘E vërteta’ është shfaqje mysafire nga Festivali i komedisë në Preshevë, me autor Florian Zellerin dhe regji të Agon Myftarit.

Lexo Edhe:

“Planeti i Gjelbër” nga Arife Haliti me regji të Natyrë Kallabas luhet premierë më 26 dhjetor si pjesë e Teatrit Magjik të Fëmijëve.

‘Stand Up’ zë dy data, më 27 dhe 28 dhjetor, përmbledhje e disa prezantimeve të disa artistëve.

E krejt në fund më 29 dhjetor luhet shfaqja “A.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj me regji të Blerta Nezirajt.

/Express