Prognoza e Uran Ismailit: PDK-ja e para, me 5-7 për qind më shumë vota se vendi i dytë


load
Gazeta Express
12 Shtator 2019 7:24

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se subjekti i tij politik do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Ismaili ka thënë në T7, se PDK-ja i prin garës në ballafaqim me partitë e tjera.

Ai ka kundërshtuar pohimet se Lidhja Demokratike e Kosovës është e para.

“Askush s’thotë që LDK-ja është e para, përveç LDK-së”, është shprehur Ismaili.

“Ne jemi të parët. Me matematika elektorale”, ka deklaruar Ismaili.

“Do të jemi mbi 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë. Nga 5 deri në 7 për qind jemi larg vendit të dytë”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se VV-ja do të dëshpërohet nga performanca e saj zgjedhore.

“Besoj që do ta kenë një rezultat të keq elektoral, do të dëshpërohen shumë”, është shprehur ai.

“Pastaj do ta kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit”, ka parashikuar Ismaili në T7.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që VV-ja ta marrë pushtetin në vend pas 6 tetorit.

“Vetëvendosja duhet ta njohë shtetin e Kosovës. Jo t’i marrë rrogat nga shteti i Kosovës”, ka deklaruar ai.

Te fundit


Kthehu lart