Profesori universitar pas aksidentit: Albin Kurti duhet të ruhet, nëse i ndodh diçka ka pasoja të rrezikshme për Kosovën


load
Gazeta Express
21 Tetor 2019 7:16

Analisti dhe profesori i njohur, Rrahman Paçarizi thotë se tanimë pasi Albin Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë duhet të ketë kujdes të shtuar

Gjatë mbrëmjes së djeshme vetura në të cilën gjendej lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pati një aksident në Shqipëri dhe raportohet se nuk pati të lënduar.

Profesori Paçarizi thotë se Kurti derisa të merret nën mbrojtjen e autoriteteve, nëse bëhet kryeministër, duhet të ruhet vetë.

Sipas tij, Kurti dhe njerëzit të cilët e rrethojnë duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi çkado që i ndodh atij, ka pasoja të rënda për vendin.

Postimi i plotë:

AKSIDENTI

Albin Kurti dhe njerezit qe e rrethojne duhet te tregohen me te kujdesshem, pasi ckado qe i ndodh ka pasoja te renda per vendin. Sigurisht qe pas zgjedhjea kryeminister, autoritetet perkatese e marrin ne dore sigurine e tij, por deri atehere duhet kujdes i shtuar dhe pergjegjesi me e madhe edhe e z. Kurti. Ai eshte i votuar nga 185 mije qytetare te Kosoves, prandaj secila situate e ketille, qofte edhe si kjo e sotmja qe fatmiresisht ka kaluar pa pasoja, mund te shkaktoje keqkuptime e konspiracione te rrezikshme..

Te fundit


Kthehu lart