Profesori universitar: Deputetët që nuk marrin pjesë në seanca të dërgohen për trajtim


Gazeta Express
22 Gusht 2019 17:25

Profesori universitar Rrahman Paçarizi i ftuar në emisionin Frontal në T7 derisa ka folur për shpërndarjen e Kuvendit, ka dalë edhe me një propozim interesant i pyetur për deputetët që në këtë legjislaturë nuk e morën mundimin as të marrin pjesë në seanca, raporton Gazeta Express.

Sipas tij, një deputet nëse nuk merr pjesë në seanca, duhet të dërgohet në trajtim. Tutje, ai ka folur edhe për çfarë trajtimi e ka fjalën.

“Nëse nuk merr pjesë më shumë se tre herë të dërgohet për trajtim. Psikologjik pse jo?”, ka thënë ai.

Paçarizi, tutje, ka shtuar se problemi është te partitë politike, e te deputetët që lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër nëpër seanca.

“Ndoshta problemi është te partitë politike, ka njerëz që fitojnë vota te elektorati kanë një autoritet të caktuar, po më mirë është mos me pa publiku se çka flasin. Më mirë me hesht se sa me lexu fjalime  të shkruara nga dikush tjetër ku nuk i kuptojë gjysmën e fjalëve që i thojnë aty”, tha ai.

Profesori universitar po thotë se deri më tani nuk ka ndonjë parti politike që i ka pesë njerëz që sipas tij meritojnë që ai t’i votojë./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart