Profesor Krisafi: Greqia nuk e hoqi ligjin e luftës për shkak të pretendimeve territoriale - Gazeta Express
string(89) "profesor-krisafi-greqia-nuk-e-hoqi-ligjin-e-luftes-per-shkak-te-pretendimeve-territoriale"

Gazeta Express

20/10/2020 22:36

Profesor Krisafi: Greqia nuk e hoqi ligjin e luftës për shkak të pretendimeve territoriale

Gazeta Express

20/10/2020 22:36

Ksenofon Krisafi, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, duke iu referuar fakteve historike, ka treguar se si Greqia vendosi ligjin e luftës për Shqipërinë, i cili është ende në fuqi dhe sot e kësaj dite.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ profesori pohoi se ky ligj u vendos kur Italia sulmoi Greqinë nga territori shqiptar. Sipas Krisafit, tashmë ky ligj nuk është hequr pasi sipas tij Greqia ka pretendime territoriale në territorin shqiptar.

Lexo Edhe:

Në takimin që bëri zoti Kotzias me Bushatin janë diskutuar këto çështje, siç ishte çështja e detit. Kam privilegjin që të kem lexuar diçka më shumë për çështjen e ligjit të luftës. Ligji i luftës u shpall kur Italia sulmoi Greqinë nga territori shqiptar. U mor si motiv se Shqipëria i furnizoi me batalione. Shumica e shqiptarëve dezertuan. Këtë e thonë dhe italianët. Shqiptarët ndihmuan dhe kauzën greke.

Një nga drejtuesit ishte Spiro Moisiu. Me urdhër të palës italiane doli në dekret në vendin tonë; Shqipëria do të jetë në gjendje lufte me të gjitha ato vende që është dhe Italia. Dhe më pas grekët shpallën ligjin e luftës dhe më pas nxorën dekrete për bllokimi e pasurisë së të gjithë të huajve në Greqi, mes tyre dhe shqiptarëve. Status i pasurisë çame është më vete, pasi ata u akuzuan për bashkëpunim me ushtrinë gjermane. Përgjegjësia është individuale.

Kjo është konsideruar si ndër aktet e pastrimit me gjenocid. Në këto rrethana u shpall dhe ligji i luftës së grekëve ndaj shqiptarëve. Italia pretendonte se këtu në Shqipëri u vranë italianë dhe duhet të varroseshin aty. Greqia insiston për të ngritur varreza atje ku janë varret e ushtarëve, pasi pretendon territore.

Pasi mbaron lufta nxirren eshtrat e ushtarakëve të vrarë me ceremoni të caktuar dhe kthehen për t’u prehur në tokën e vet. Ndërkohë këtu ngrihen memorialë. Në 1987 kam qen ministër i Jashtëm, doli në një deklaratë për shtyp ministri grek dhe tha; Ligji i luftës nuk ekziston. Më pas doli dhe e tha dhe Papandreu. Pasi ata e thanë në deklarata, ne se kërkuam me letër”, tha profesori.