Profecia biblike për Lindjen e Mesme dhe Izraelin - Gazeta Express
string(49) "profecia-biblike-per-lindjen-e-mesme-dhe-izraelin"

Profecia biblike për Lindjen e Mesme dhe Izraelin

Mistere

Gazeta Express

14/05/2021 1:45

Profecia biblike parasheh fundin e botës në një luftë të madhe në mes të vendeve të Lindjes se Mesme dhe Izraelit. Një blog konspiracioni i krishterë tani ka shkruar se kjo luftë profetike tashmë mund të këtë filluar, e cila i paraprinë ardhjes së dytë të Jezu Krishtit.

Kapitujt e Biblës janë përplot me profeci të cilat përshkruajnë ditët e fundit të ardhjes së dytë të Mesias. Pasazhet në Testamentin e Ri flasin për luftë dhe thashetheme për luftëra. Kataklizma natyrore dhe përndjekjet e të krishterëve në ditët e fundit gjatë kiametit. Shkrimet në Librin e Zbulesës flasin për katastrofa që do të ndodhin në tokë kur katër kalorësit e apokalipsit do të lirohen.

Lexo Edhe:

Por, Bibla flet po ashtu edhe për një konflikt shkatërrues për të cilin besohet se do të fillojë në Tokën e Shenjtë.

Sipas Testamentit të Vjetër, profeti Ezekiel thotë se një mori kombesh do të zbresin në Izrael në ditët e fundit duke mbajtur mburoja dhe shpata.

“Unë do ju rrëzojë, do ju vendos grepa në nofullat e juaja dhe do e mposht tërë armatën e juaj – kuajt e juaj, kalorësit e juaj me plot armë dhe një turmë e madhe me mburoja të vogla, por që të gjithë kanë shpatat e tyre të mëdha”, shkruan në faqen 38:4 të Ezekiel, transmeton GazetaExpress.

Një blog i teorive të konspiracionit, të njohur për parashikimet e tyre për ditën e kiametit tani kanë thënë se fqinjët e Izraelit mund të tërhiqen apo “bashkohen” në një luftë me Izraelin kryesisht për sektorin e energjisë.

Sipas Profecisë Biblike të këtij blogu – Signposts of the Times, marrëveshjet e fundit diplomatike të Izraelit në Lindje të Mesme dhe nënshkrimi i Marrëveshjes se Paqes Abraham janë të gjitha pjesë e një plani madhështor biblik.

“Marrëveshjet e fundit dhe të vazhdueshme të Abrahamit kanë shtyrë edhe më përpara qëllimin për të arritur një marrëveshje normalizimi në shtetet e Gjirit, Arabisë Saudite dhe Izraelit. Ndoshta, edhe paqe”, kanë shkruar autorët e blogut, Duane dhe Shelley Muir nga Williams Lake të Kanadasë.

“Kjo do të lejon shumë mundësi për rritje ekonomike në rajon; në përgjithësi sa i përket industrisë së energjisë pasi që një gazsjellës i ri do të ndërtohet në bazë të negociatave”.

“Kjo do të lejojë që nafta dhe gazi natyror të dërgohet edhe në Europë përmes Detit Mesdhe, duke anashkaluar kështu Gjirin Persik dhe kontestet për të (në të cilin patrullon kryesisht Irani).

Por, ku është lidhja e profecisë biblike këtu?

Autorët e blogut besojnë se zhvillimi i sektorit të energjisë së Izraelit do të bënte që kombi të vraponte “pas pasurisë por edhe plaçkës”, ashtu si profetizon Ezekieli.

“Shumë studiues të profecive kanë identifikuar këto kombe si; Iranin, Turqinë, Libinë, Etiopinë, Sudanin dhe disa të tjerë që do të mbështetet nga Rusia (që realisht është aleat i këtyre vendeve në ditët e sotme)”, shkruajnë ata.

“Interesi do të bëj që këto kombe të fillojnë luftën kundër Izraelit”.

“Ky bashkim do të rritet për shkak të zhvillimit tepër profitabil të Izraelit në sektorin e energjisë”.

“Ne jemi shumë afër fundit. Fjalëkryqi është gati për të përfunduar. Pjesët e fundit po e gjejnë vendin e vet”, shton blogu.

Predikuesit e kiametit dhe teoricienët e konspiracionit kanë pohuar se profecitë biblike do të shpërfaqen pasi që Izraeli do të nënshkruajë marrëveshjen e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe.

E ashtuquajtura “Marrëveshja e Abrahamit” ishte interpretuar nga evangjelistët e krishterë si hapi i parë për krijimin e “Besëlidhjes së madhe”.

Sipas Biblës, Besëlidhja do të shënojë fillimin e Ditëve të Fundit, ku do të ndodh shtatë vite para një periudhe shtatë vjeçare grindjesh që njihet si “Turbullirat e mëdha”.

Sigurisht, nuk ka ndonjë provë që këto shkrime dhe interpretime do të ndodhin.

Shumë të krishterë hedhin poshtë të gjitha këto përpjekje që flasin për fundin e botës.

Sipas Stephen Witmer, pastor në Kishën “Pepperell Christian Fellowship”  në Pepperell të Massachusetts, parashikimi i datës së rikthimit të Krishtit është në kundërshtim me etosin e besimit të krishterë.

“Pritja për kthimin e Jezusit është një premtim i Perëndisë, kur ne veprojmë ndryshe largohemi nga besimi i jonë duke u larguar nga premtimi që ka bërë Zoti për ne”, ka thënë ai. /GazetaExpress/