Procedura e rritjes së penisit, shkakton probleme serioze tek meshkujt


Gazeta Express
12 Prill 2019 13:36

Doktorët në New Guinea kanë paralajmëruar rrezik të madh që djemtë e rinj janë duke i shkaktuar vetës, duke injektuar vaj kokosi apo silikon për të bërë rritjen e penisit, transmeton Gazeta  Express.

Akule Danlop, një kirurg ka thënë që dy vitet e fundit në spitalin e tij ka pasur rreth 500 raste, që kanë kërkuar rritjen e penisit edhe nga djemë më të rinjë se 16 vjeç. Si pasojë prej tyre 90 persona kanë ardhur për të kërkuar ndihmë për ënjten jo normale dhe disa të tjerë nuk kanë qenë në gjendje më të kryejnë marrëdhënie.

“Shumica prej tyre janë bërë pizhman që kanë bërë një gjë të tilë”, tha kirurgu. “Një ndër arsyet kryesore që këta djemë i ndënshtrohen kësaj ndërhyrje është se ata pretendojnë që me këtë përmirësim do të kenë një eksperiencë më të mirë seksuale”, tregon kirurgu.

Djemtë që e kryejnë këtë ndërhyrje zakonisht e bëjnë me anë të vajrave të dëmshëm dhe nga njerëz jo prefesionistë, duke dëmtuar kështu  organizmin e tyre.

Janë duke u bërë studime për të kuptuar se a po ndikon pornografia në dëshirën e meshkujve që t’i nënshtrohen kësaj procedure. /Gazeta Express.

Te fundit


Kthehu lart