Jeremy Ireland është përforcimi i radhës dhe i fundit i Ponte Prizrenit.
Klubi prizrenas njoftoi sot për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan, shkruan Gazeta Express.
27-vjeçari te Prizreni vije pas përvojës në kolegjet amerikane, pastaj në Meksikë, Ekuador dhe Uruguai.
Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):
“JEREMY IRELAND PËRFORCON KB PRIZRENI
Lojtari Jeremy Ireland nga sot zyrtarisht është përforcimi i ri i skuadrës.
Lojtari krahut i gjatë 201 cm në karrierën e tij është paraqitur në kolegjet amerikane pastaj eksperiencen e ka vazhduar në Meksikë , Ecuador dhe Uruguay.
Me lojtarin Ireland përfundojm ekipin dhe rosterin para Superkupës.
Welcome Jeremy”. /Gazeta Express/
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...