Sot do të zhvillohet ndeshja kthyese për “Play-out” ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe New Basket
Në këtë sfidë, prizrenasit hyjnë me kapital, pas fitores së realizuar ndeshjen e parë me rezultatin 93:116, duke bërë hap të madh drejt qëndrimit në Superligë.
E tash, New Basket duhet të fitojë me më shumë se 23 pikë për të qenë pjesë e elitës për edicionin e ardhshëm.
Sezonin e rregullt, Proton Cable Prizreni u rendit e shtatë në Superligë, kurse New Basket ishte finalist i Ligës së Parë të Meshkujve.
Kjo përballjes mes dy ekipeve do të nis nga ora 13:00./Gazeta Express